image Krasniqi ndaj kryetarëve të komunave: Bëni presion te operatorët që të kryejnë punë

Politikë

Krasniqi ndaj kryetarëve të komunave: Bëni presion te operatorët që të kryejnë punë

news image

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur për dinamikën e implementimit të projekteve kapitale për vitin 2021.

Krasniqi në takimin me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti u shpreh se kanë evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve.

Ai ju bëri thirrje kryetarëve të komunave që të bëjnë pak presion të operatorët që të kryejnë punë, pasi siç tha ai ekziston rreziku që mjetet të kthehen prapa.

“Dinamika e implementimit të projekteve kapitale për vitin 2021. Nga vizitat tona të rregullta në terren për grantet që mbulohen nga ministria, kemi evidentuar një ngadalësim të implementimit të këtyre projekteve. Aktualisht, flasim vetëm për 10.2 për qind të realizimit të të gjithë këtyre projekteve kapitale dhe në terren me kryetarët e komunave po e vërejmë që mund të bëhet më shumë në mënyrë që të bëjnë pak presion te operatorët dhe këto projekte të përfundojnë, për shkak se ju e dini mirë rrezikun që mjetet do të kthehen mbrapa”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ai ka folur gjithashtu edhe për problematikën të cilën e kanë komunat në lidhje me qentë endacakë, duke bërë bërë të ditur se është formuar një grup punues dhe e kanë përfunduar pjesën e parë të strategjisë.

Sipas tij, kjo strategji është në Ministrinë e Financave për opinion financiar.

“Ashtu siç jemi të informuar me kërkesë të kryeministrit është formuar një grup punues dhe e kemi përfunduar pjesën e parë të strategjisë. Për momentin është në Ministrinë e Financave për opinionin financiar dhe mandej do të vazhdohet tutje, në Zyrë për koordinim të politikave në qeveri dhe do të votohet në qeveri”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se strategjia parasheh një kosto prej 10 milionë euro.

/GazetaSinjali/