Haxhi Krasniqi në pyetjen se si kanë reaguar prindërit e tij për profesionin që ky e ushtron, është shprehur se nëse do t’i kishte dëgjuar prindërit e tij, ai do ta linte boksin, transmeton Sinjali Sportiv.
Prindërit e tij i kishin thënë që ta linte boksin pas arritjes së fitores së fundit të Krasniqit, por përgjigjja e tij ishte se “Ende nuk është koha për pensionim”.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se do të pensionohej nëse do ta kishte humbur ndeshjen e tij të fundit.
“Nuk kam pasur dyshime për fitore”, ka deklaruar kampioni Krasniqi. /Sinjali Sportiv/