image Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Politikë

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot e ka pritur në seli të partisë Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Krasniqi ka thënë se ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë”.

“Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/