image Krasniqi: Ligj si ky për Zyrtarët Publikë që votoi Vetëvendosja, ka vetëm në vende diktatoriale

Politikë

Krasniqi: Ligj si ky për Zyrtarët Publikë që votoi Vetëvendosja, ka vetëm në vende diktatoriale

news image

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave ka miratuar dy ligje që janë kontestuar nga partitë opozitare, ai për Zyrtarët Publik dhe Ligji i ri i Pagave, për të cilin ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti.

Për ligjin e dytë, Memli Krasniqi ka thënë se propozim i PDK është që koeficienti të jetë 132 euro, përderisa për Ligjin për Zyrtarët Publike, sipas tij ekzistojnë vetëm në vendet dhe sistemet diktatoriale.

Ai ka përmendur këtu një fjalë që sipas tij është futur në ligj e që është “përshtatshmëri”

Sipas tij, kjo i bie që kushdo që do të punësohet në administratë publike do të vendos një komision i Vetëvendosjes, e jo mbi parimet profesionale e përgatitjet për pozitat e caktuara.

“E para e punës, qasja e kësaj qeverie ndaj çdo katergorie shoqërore është jashtëzakonisht e dëmshme. Ju e keni parë mënyrën e shpërfilljes që u bënë kryeministri prej sidikatave të punëtorëve shëndetësorë, mësimdhënësve, veteranëve të luftës, tash edhe administratën publike dhe përmes Ligjit të Pagave Çdo kujt dhe kjo për mua është problemi themelor i qasjes që ka ai”, tha ai për “Blic Interview”.

Krasniqi konstaton se Kurti po do me çdo kusht ta çmontoj administratën publike në Kosovë.

“Ideja, tendenca me ç`montu gjithçka që ekzsiton në këtë shtet, e ta krijoj sipas imagjinatës që ai e ka pasur se si duhet të ekzistojë një shoqëri. Ligji për Zyrtarët Publik është ligj që tenton ta ç`montoj administratën publike e ta ndërtoj prej filllimit qysh dëshiron Albin Kurti, pra t`i ndaloj nja 1600 pozicione udhëheqëse të njerëzve që kanë përvojë më shumë se dhjetë vjet. Përveç që e ç`monton dhe e ç`bënë sistemin që ka ekzistuar deri tash, aty ka problem edhe më të mëdha p.sh. e kanë futur kur unë nuk mund ta besoja në version e fundit fjalën ‘përshtatshmëri’ për me të zgjedh drejtor duhet të vendos komisioni a je i përshtatshëm a jo dhe jo nëse i plotëson kriteret dhe kjo ‘përshatshmëria’ ka ekzistuar dhe ekziston vetëm në sistemet diktatoriale”, tha kryetari i PDK-së për Blic.

/GazetaSinjali/