image Krasniqi: Kurti nuk u ftua as në Granadë të Spanjës, i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar

Politikë

Krasniqi: Kurti nuk u ftua as në Granadë të Spanjës, i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Europian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.

“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar kreu i PDK-së.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/pfbid02k73ukP3zFCjCCZUozePXmUo9ES8TN9qXSZJoQ7eCtdnrvd2z93dTTDLKjseZfwfXl?cft[0]=AZWdQ58knSQ00NETG4bAbdD5ZFKLdj5FAqLSBSMLKt6ZccBgR_mzH5kRuu9OE6f96AO0MXhysuAXvey2EUMOnTNjkWwyQa1LnO_YgUPdNr41H-aoC_urCvnulwX_xAe1hiYds1C9bI36dBhIXJXgncfTq6gu6liRM3WNyQNNDv7ATug1IIKBXr2P7I3QG7UpL7s&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/