image Krasniqi: Kosova ka hyrë në një fazë kritike në përballjen me COVID-19

Shëndetësi

Krasniqi: Kosova ka hyrë në një fazë kritike në përballjen me COVID-19

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve ka thënë se Kosova është futur në një fazë kritike në përballjen me pandeminë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë që dhjetëra njerëz po humbin jetën çdo ditë, ndërsa institucionet po raportojnë për shifra të frikshme të të infektuarve.

Më tej, infektologu Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska, të ruajnë distancën si dhe të kujdesen për higjienën personale.

“Spitalet tona janë mbushur me pacientë të prekur me koronavirus. Stafi shëndetësor po mundohet me kapacitete maksimale të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë. Mos harroni, virusi ekziston, është më pranë sesa që ju mund ta mendoni. Vendoseni maskën, ruani distancën e kujdesuni për higjienën tuaj personale. Është kaq e thjeshtë ta mbroni veten dhe të tjerët”, u shpreh Krasniqi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/videos/302490634303408/?__xts__[0]=68.ARDUPD7AHZk9DKtHs20fvO-O35Bq7XX4Cc50ie4AJw2SltOCz-lfmymVuKtlU7Rith1g-9zg2TMNZylC7Jy8rqjZy2WDnc9i_RhUza9WtGYMQukTjZxT6rFVdV3csE2Wl1XMfy_8t_XZ9G4praE37ROK05nUSB4FyWi9cspp9vxF2UtBp_tM1gjyQjpJmjJGzNN4TzgkONE9oF0ieIuDDphOM5IKbaQtbclfM81tLkrbmIjPmiNP83dK07NLWLinx6L8nVBwA6VSm95drOFkDUVJDSJb9Vi-0T5MbtucwiLlFMvLyT7cBIWqbxwCq2lE3iiC2pgAe0eNEDKcUbGjHwc7yYN7-GRuMVUuvfxT&__tn__=-R