image Emisari britanik pas 22 vitesh në Prishtinë: Mahnitëse kur sheh sa ka ndryshuar për të mirë Kosova
[wp-story id="814678"]

Politikë

Emisari britanik pas 22 vitesh në Prishtinë: Mahnitëse kur sheh sa ka ndryshuar për të mirë Kosova

news image

Emisari Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach ka folur në një video-mesazh pas vizitës së tij në Kosovë.

Ai ka shprehur përshtypjet e tij për Kosovën pas 22 vitesh që kthehet këtu, duke thënë se Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

Ai thotë se në gjithë këto vite pas luftës është bërë punë mahnitëse.

“Unë fillimisht kisha ardhur këtu në vitin 2000, kthimi në vitin 2022 është mahintës kur e sheh se sa shumë Kosova ka ndryshuar për mirë”, thotë Peach.

Emisari britanik tutje ka treguar se do të punojë me palët në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Këto janë prioritete të Kosovës dhe Britanisë së Madhe gjithashtu. Pres që të punojmë së bashku për to”, ka thënë Peach.

/GazetaSinjali/