image Bebe Rexha ka një lajm të mirë për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha ka një lajm të mirë për fansat

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka kumtuar një lajm të mirë për fansat.

Artistja shqiptare do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme të muzikës kantri, Dolly Parton, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe Rexha këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilin ka publikuar një video-mesazh që Parton i ka dërguar asaj.

Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja, dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë”, dëgjohet duke thënë Dolly.

https://www.instagram.com/p/B3iR-YVl50H/

Ky mesazh e ka gëzuar tej mase artisten shqiptare, e cila ka thënë se mezi e beson që Dolly Parton i ka dërguar një mesazh.

Fansat e të dy artisteve janë shprehur të lumtur për bashkëpunimin që do të ndodhë përmes komenteve të lëna në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/