image Krasniqi konfirmon vizitat në Bruksel e Washington: Situata aktuale në Kosovë do të jetë tema e diskutimeve

Politikë

Krasniqi konfirmon vizitat në Bruksel e Washington: Situata aktuale në Kosovë do të jetë tema e diskutimeve

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington.

Sipas Krasniqit, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimit në këto dy vizita.

Postimi i plotë i tij:

“Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! ????????????????????????

/GazetaSinjali/