image Krasniqi: Kjo qeveri nuk mund ta implementojë Pakon Fiskale Emergjente

Kosovë

Deklarata/ Krasniqi: Kjo qeveri nuk mund ta implementojë Pakon Fiskale Emergjente

news image

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se qeveria nuk do të mund ta implementojnë pakon emergjente të propozuar, të cilën e ka cilësuar të mangët.

Krasniqi ka thënë se qeveria nuk e ka asnjë instrument ligjor që ta implementojë Pakon Fiskale Emergjente, duke e përdorur ironikisht një shprehje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë instrument ligjor, as për atë pako të mangët që e kanë propozuar që ta implementojnë. Në fakt këta edhe munden, sepse këta nuk e kanë dert ligjin, por pastaj nuk do të munden më, sepse për shkelje ligjore do të përgjigjen edhe individualisht secili”, ka deklaruar ai.

Këto deklarata ai i ka shprehur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Krasniqi ishte përfaqësuesi i vetëm nga partitë politike që i shkoi Kurtit në takim. Partitë tjera refuzuan ftesën e Kurtit.

Ndërsa, pavarësisht se LDK-ja refuzoi ftesën e Kurtit, nënkryetarja e këtij subjekti politik, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin e thirrur nga Kurti. /Gazeta Sinjali/