image Krasniqi: Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale

Politikë

Krasniqi: Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi pushteti votoi kundër debatit parlamentar për minatorët dhe policët.

Krasniqi e ka cilësuar si turp një qëndrim të tillë, derisa publikoi foton e Lëvizjes Vetëvendosje duke votuar kundër.

Sipas tij, deputetët e partisë në pushtet nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale.

Postimi i plotë i tij:

Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!

/GazetaSinjali/