image Krasniqi: Kemi nevojë për koordinim të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Politikë

Krasniqi: Kemi nevojë për koordinim të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krasniqi nga atje ka treguar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adi Muzurovic.

Krasniqi në një postim në Facebook, bëri të ditur se në këtë takim diskutuam për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë, me ç’rast ndamë shqetësimet e përbashkëta dhe u dakorduam për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar ai.

Sipas tij, sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare.

“Drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”.

“Nuk ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar për më shumë se dy dekada Kosovës. Mbi këtë akt të një partneriteti të besueshëm dhe themelor, ne mbesim thellësisht të përkushtuar që ta ruajmë e ta fuqizojmë këtë raport strategjik edhe në të ardhmen”, përfundoi Krasniqi.

Gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, zhvillova një takim të rëndësishëm me Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe…

Posted by Memli Krasniqi on Saturday, November 19, 2022

/GazetaSinjali/