Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në Ditën e Pavarësisë, ka vizituar sot në Burojë babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se në konakun e Haxhi Thaçit, rikujtuan së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kreu i PDK-së ndër të tjerash ka cituar fjalinë e shpalljes së Pavarësisë nga Thaçi, duke i quajtur këto fjalë si më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Burojë, 17 shkurt 2023, 15:39
Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.
Krenari!