Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i ka dalë në mbrojtje shefit të Grupit Parlamentar të partisë, Bedri Hamzës gjatë replikave me kryeparlamentaren Vjosa Omsani, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prapë po dëshiron replikë? Hajde, urdhëro zotri Hamza”, ia ka thënë Osmani Hamzës, duke ia dhënë fjalën për replikë.
Hamza: Sa herë t’më takon e kërkoj. Edhe nuk është kjo në nderën tënde a ma jep fjalën a jo, por është punë e rregullores
Osmani: Zotri Hamza, përmbajuni pak sepse i di fort mirë të drejtat dhe detyrimet sipas rregullores.
Hamza: Jo ti po pretendon se i di..
Këtu ka ndërhyrë Memli Krasniqi, duke i thënë Osmanit se “po ia han minutat” bashkëpartiakut të tij.
“Minutat je tu ia hongër. Hera e dytë, hera e dytë. Minutat je tu ia hongër”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Sinjali/