Kampioni botëror në boks në versionin WBA/IBO, Haxhi Krasniqi për momentin është duke mbajtur konferencë për media në Prishtinë, transmeton Sinjali Sportiv.
Ai është duke folur për të gjitha sakrificat që i ka pasur si boksier për gjatë gjithë këtyre viteve.
Krasniqi tha se ndeshja e tij e fundit ku dhe u shpall kampion bote në versionin WBA/IBO ka qenë fitorja e tij më e mirë në karrierë.
“Grushti i fitores ishte grushti i 15 viteve”, deklaroi Krasniqi. /Sinjali Sportiv/