Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Shëndetësi, për furnizimin me oksigjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai është shprehur se në muajin korrik kanë siguruar 20 mijë litra oksigjen të lëngshëm nga kompanitë e kontraktuara.
“Gjatë muajit shtator kemi marr donacione me oksigjen. Kemi vizituar dhe bërë evidentim në disa spitale nëse ka humbje dhe kemi kërkuar shpenzim në mënyrë racionale”, tha ai.
Ndërsa për situatën aktuale, Krasniqi është shprehur se gjendja me oksigjen është stabile dhe janë marrë masat e duhura.
“Vështirësi ka pasur, por ne kemi marr të gjitha masat që të ketë furnizim me oksigjen”, është shprehur ai.
Po ashtu, ai ka thënë se mbetet shqetësuese numri i vdekjeve nga COVID-19 dhe nuk pajtohet që klinikat e SHSKUK-së janë bërë vatër e infeksionit./Gazeta Sinjali/