image Krasniqi flet për ata që e kontestojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kosovë

Krasniqi flet për ata që e kontestojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

news image

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet respektuar vendimi që u dha nga ky institucion i pavarur.  

“Duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Çdo sjellje tjeter e dëmton frymën kushtetuese dhe demokracinë e vendit” tha ai në lidhje të drejtpërdrejtë në Dukagjin.

Anipse PDK-ja vazhdimisht kanë thënë dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, Krasniqi ka thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës.

“Vendimi i sotëm i hap rrugë krijimit të institucioneve në vend dhe të kalojmë vakumin institucional që ishte krijuar”, tha ndër të tjera Krasniqi./ Gazeta Sinjali/