image Krasniqi feston 28 Nëntorin me të birin e Thaçit në Shqipëri: Po mungon njeriu që e shpalli pavarësinë e Kosovës

Politikë

Krasniqi feston 28 Nëntorin me të birin e Thaçit në Shqipëri: Po mungon njeriu që e shpalli pavarësinë e Kosovës

news image

Kryetri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron në Shqipëri për nder të festës së Flamurit.

Nga atje Krasniqi ka ndarë një fotografi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, nënkryetarën e PDK-së Vlora Çitaku si dhe të birin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij”, ka shkruar Krasniqi duke iu referuar të birit të Thaçit.

“’Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/