image Endriti poston një foto të Hashim Thaçit sa ishte student: Kur babi punonte për themelimin e UÇK-së

Sociale

Endriti poston një foto të Hashim Thaçit sa ishte student: Kur babi punonte për themelimin e UÇK-së

news image

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka publikuar një fotografi të vjetër të prindit të tij gjatë kohës sa ish-udhëheqësi i UÇK-së ishte student.

Endriti fotografinë e ka publikuar në storie në Instagram dhe ka thënë se nuk është publikuar më parë.

“Një foto e papublikuar deri më tani e babit. Nga koha e përfundimit të studimeve kur punonte në ilegalen politike dhe ushtarake me shokët dhe shoqet, drejt themelimit të UÇK dhe çlirimit të atdheut. Ai qëllim u arrit, edhe pse me çmim të lartë në gjak, djersë, lot dhe vite të kaluara në burg”, ka shkruar Endriti.

Ish-presidenti Thaçi është duke u mbajtur në Hagë pasi është arrestuar nga Gjykata Speciale dhe po gjykohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. /GazetaSinjali/