image Krasniqi: Barrikadat në veri janë të sinkronizuara me Beogradin – Qeveria të kordinohet me partnerët strategjik

Politikë

Krasniqi: Barrikadat në veri janë të sinkronizuara me Beogradin – Qeveria të kordinohet me partnerët strategjik

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se barrikadat dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit po bëhen nga strukturat kriminale të orkestruara nga Beogradi.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë.

“Vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tonë. Në mungesë të informatave zyrtare nga ana e qeverisë, inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë.

“Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjali/