image Deputetja ukrainase kërkon që shteti i saj ta njohë Kosovën: Po na qëndrojnë afër, Serbia krah Rusisë

Politikë

Deputetja ukrainase kërkon që shteti i saj ta njohë Kosovën: Po na qëndrojnë afër, Serbia krah Rusisë

news image

Një politikane ukrainase, në kohën kur vendi i saj është në luftë, ka parë dhe e ka vlerësuar përkrahjen që Kosova po ia jep Ukrainës, e cila as nuk ia ka njohur pavarësinë.

Duke cituar Vlora Çitakun, deputetja ukrainase thotë se në momentet më të vështira të Ukrainës u pa se kush ishin miqtë e saj, ndërsa përmend rreshtimin e Serbisë krah Rusisë.

Ish-ministrja ukrainase, Iryna Friz, kërkon që shteti i saj ta njohë pavarësinë e Kosovës, pas qëndrimit që kjo mbajti krah Ukrainës.

“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”, ka shkruar Friz.

“Shtetet që janë betuar për miqësi me shtetin tonë, zgjodhën ta përkrahin okupatorin”, thuhet në postimin e saj në Facebook, duke iu referuar qëndrimit të Serbisë.

Deputetja thotë se shteti serb që nga viti 2014 dërgon qytetarët e saj për luftim në zonën e Donbasit.

“Sot Beogradi është i vetmi vend që nuk i ka përkrahur sanksionet ndaj Rusisë. Por, një popull i tërë, që u bë viktime e gjenocidit serb gjatë viteve të 90-ta, kosovarë, po e përkrahin sot Rusinë”.

Ajo tutje ka cituar disa postime të ish-diplomates kosovare, Vlora Çitakut,  që tash është nënkryetare e PDK-së.

Çitaku ka shkruar se “askush nuk e do luftën. Si e mbijetuar e luftës, e di këtë. Por, ndonjëherë të luftosh është mënyra e vetme se si mund ta ruash lirinë dhe dinjitetin. Zemra ime është me të gjitha gratë dhe burrat ukrainas, që janë duke luftuar tani” .

Në fund, duke e falëndëruar Kosovën për përkrahje, Friza ka shkruar se “Miqtë e vertetë nuk janë ata që thërrasin “vëlla”, e të sulmojnë natën. Miqtë e vërtetë janë ata që të përkrahin në momentët më të errëta të historisë” .

/GazetaSinjali/