image Krasniqi: Albin, me Milanin Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?

Politikë

Krasniqi: Albin, me Milanin Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në të cilat dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Slavko Simic të Listës Serbe.

Në atë përgjim, vërtetohen takimet dhe koordinimet që Kusari i ka bërë në emër të Vetëvendosjes me Listën Serbe për shumë tema në Kosovë, nga veteranët e UÇK-së, zgedhjet, energjinë e shumçka tjetër.

“Albin, me Milanin Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo ishte vetëm pjesa e parë e publikimit të përgjimit nga Nacionale, ndërkaq, pjesët e tjera, të cilat lidhin edhe të tjerë akterë, janë paralajmëruar që të publikohen ditëve në vijim.

/GazetaSinjali/