image Krasniqi: Albin Kurti duhet ta dijë që jeta institucionale nuk është videolojë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Deklarata/ Krasniqi: Albin Kurti duhet ta dijë që jeta institucionale nuk është videolojë

news image

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media deklaroi se barra për mosformimin e institucioneve do t’i bie kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit.

Krasniqi tha se Albin Kurti duhet ta dijë që jeta institucionale nuk është videolojë dhe lojrat në video nuk i kryejnë punë për të cilat janë duke pritur qytetarët e Kosovës.

“Ne presim që shumë shpejtë të krijohen institucionet nga Albin Kurti, sepse shumë shpejt do të hyjmë në muajin shkurt, e kur të hyjmë në muajin mars, ju e dini që do të kemi një bllokadë totale në mungesë të miratimit të Ligjit për Buxhetin e ri, e këtë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës’’ është shprehur Krasniqi.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se nuk kanë marrë ndonjë ftesë për bisedime me LDK-në dhe Vetëvendosje, por edhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, PDK nuk do t’i përgjigjet këtyre ftesave. /Gazeta Sinjali/