image Krasniqi: 17 fshatra po kërkojnë të bëhen komuna

Politikë

Krasniqi: 17 fshatra po kërkojnë të bëhen komuna

news image

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se 17 fshatra po kërkojnë të bëhen komuna.

Ai tha se ministria që ai drejton ka pranuar 17 kërkesa të tilla, e që secila prej tyre pretendon se duhet të jetë komunë në vete.

Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai.

Sipas asaj që tha ministri në Tëvë1, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriteret formale për diskutim.

Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, theksoi Krasniqi.

/GazetaSinjali/