image KPK konfirmon listën e kandidatëve për kryeprokurorë

Kosovë

Njoftim/ KPK konfirmon listën e kandidatëve për kryeprokurorë

news image

Këshillli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar listën përfundimtare prej pesë kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Afrim Shefkiu, si dhe listën prej katër kandidatësh për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Fitore Sadikaj, Kujtim Munishi, Fatmir Behrami dhe Valdet Gashi.

Në anën tjetër nga gara është eleminuar një kandidat që nuk i ka plotësuar kriteret ligjore.

Këtë e ka konfirmuar Zyra për komunikim e KPK-së në një njoftim për media.

“Gjatë takimit të sotëm është themeluar paneli hetimor për trajtimin e një rasti disiplinor në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe janë aprovuar dy raporte – Raporti i Komisionit ad hoc për trajtimin e kërkesave të dy ish-prokurorëve për kompensim të pagave jubilare, kërkesa këto që janë refuzuar dhe Raporti i Komisionit për avancimin e prokurorit Ramiz Buzhala në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/