image Kovaçevski: Apelojmë për de-eskalim të situatës dhe zbatim të marrëveshjeve për normalizim të raporteve

Politikë

Kovaçevski: Apelojmë për de-eskalim të situatës dhe zbatim të marrëveshjeve për normalizim të raporteve

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka bërë thirrje për deeskalim të gjendjes dhe zbatim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot jemi nikoqir dhe e ndajmë përvojën për tejkalimin e sfidave dhe përmes dialogut me shtetet fqinje që midis tyre kanë çështje të hapura”, ka thënë ai, në komunikatën për media, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka apeluar për deeskalim të gjendjes dhe zbatim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me këtë rast si fqinj i drejtpërdrejt i Kosovës dhe Serbisë Apelojmë për deeskalim të gjendjes dhe zbatim obligimeve të marra nga të dyja palët, përkatësisht implementim të marrëveshjes që Serbia dhe Kosova kanë arritur me 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen që e arritën në Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha ai.

Ai ka thënë se ky është një proces që përfshinë vendime nga të dyja palët dhe se Kurti e Vuciq duhet të sillen si burrështetas dhe me guxim për zgjedhjen e çështjeve.

“Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtet fqinje, por politikanët në çdo vend kanë për detyrim të sillen si burrështetas dhe me guxim dhe ti qasen zgjidhjeve të çështjeve të hapura sado që të duket e vështirë dhe sado që të duket pa zgjidhje”, ka thënë Kovaçevski.

/GazetaSinjali/