image Koulibaly: Më quajtën ‘majmun’, këta njerëz duhet të identifikohen dhe dënohen

Futboll

Koulibaly: Më quajtën ‘majmun’, këta njerëz duhet të identifikohen dhe dënohen

news image

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka thënë se ka pranuar abuzime racore në ndeshjen kundër Fiorentinas, të cilën napoletanët e fituan me rezultat 2-1, e që golin e fitores e shënoi mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Në një postim në rrjetin social Twitter, senegalezi ka reaguar pasi që gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, ai dhe dy shokët e tij të skuadrës, Anguissa dhe Osimhen u quajtën nga tifozët e Fiorentinas “majmunë”.

“Më quajtën majmun, këta njerëz nuk kanë të bëjnë asgjë me sportin”, ka shkruar mbrojtësi.

Sipas mediave italiane Osimhen dhe Anguissa patën një buzëqeshje ironike, teksa Koulibaly iu kundërvye tifozëve.

“Majmun? Eja këtu dhe më thuaj në fytyrë”, u kishte thënë mbrojtësi. Megjithatë zyrtarët e klubit të Fiorentinas i kishin kërkuar falje atij.

Përveç futbollistëve të Napolit edhe portieri i Milan, Mike Maignan ishte viktimë e racizmit nga tifozët e Juventus 3 javë më parë.

/Gazeta Sinjali Sporti/