Sukseset e shqiptarëve në botë nuk kanë të ndalur. Politikania me prejardhje nga Kosova, Ylfete Fanaj, është zgjedhur ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.
Përmes saj, Partia Social Demokrate arriti të rikthehet në Qeverinë e Luzernit të Zvicrës, shkruan swissinfo.ch.
“PS-ja arriti të rikthehet në qeverinë e Luzernit me Ylfete Fanaj të dielën – pas tetë vitesh mungesë. U zgjodh gjithashtu kandidati për SVP Armin Hartmann. Kështu, ekzekutivi është i kompletuar dhe dukshëm me më shumë gra se në tetë vitet e fundit”.