image Kosovari rrezikon dëbimin nga Zvicra, dyshohet se mashtroi sigurimin shëndetësor duke i përfituar 50 mijë franga

Diasporë

Kosovari rrezikon dëbimin nga Zvicra, dyshohet se mashtroi sigurimin shëndetësor duke i përfituar 50 mijë franga

news image

Një punëtor ndërtimi po akuzohet në Zvicër se ka marrë pushim mjekësor për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj kohe ka fituar 50,000 franga nga sigurimi shëndetësor.

Kosovari në Burgdorf, Zvicërr merr pagesën e sëmundjes për më shumë se një vit. Përditshmëria e 37-vjeçarit përshkohet nga vuajtje të pabesueshme. Sipas rrëfimit të tij, ai sapo zgjohet në mëngjes, duhet të gëlltisë gjashtë pilula. Po ashtu, ai kurrë nuk mund të flejë më shumë se pesë orë.

Në fillim të vitit 2017, atij ia kishte zënë këmbën e majtë dera e makinës. Një vit më vonë, ai qe rrëzuar aksidentalisht në një garazh parkimi dhe kishte lënduar shpatullën. Të paktën kështu duket historia nga këndvështrimi i tij. Por autoritetet e shohin ndryshe siç raporton “Berner Zeitung”, ai tani akuzohet për mashtrim të shumëfishtë. Kosovari duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut, në Burgdorf sot, të mërkurën.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i ka mashtruar 13 mjekët që e kanë trajtuar për sëmundjet fizike, depresionin dhe çrregullimet e gjumit. 37-vjeçari kishte përfituar nga fakti se mjekët ishin të varur nga deklaratat e pacientit për dhimbje dhe probleme psikologjike. Ai kishte vazhduar të punonte në kantierin e ndërtimit pavarësisht nga sëmundjet e supozuara.

Jo vetëm kosovari 37-vjeçar, por edhe gruaja e tij nga Maqedonia pret një dënim të ashpër nëse ai shpallet fajtor. Kjo e fundit mësohet se e ka shoqëruar në terminet e mjekut dhe ka mbështetur historitë e mashtrimit.

Të dy përballen me dëbimin nga vendi për shtatë vjet. Për burrin duhet të ketë edhe një dënim prej 2.5 vitesh burg, nga të cilat duhet të vuajë gjashtë muaj.

I dyshuari kryesor jeton në Zvicër prej nëntë vitesh. Gruaja e tij ka lindur në Maqedoni, por ka ardhur në Zvicër si fëmijë.

Vendimi do të shpallet të premten.

/GazetaSinjali/