image Kosovari që punonte si shofer taksie, fiton në Londër veturë në vlerë 90 mijë funtash

Kosovë

Video/ Kosovari që punonte si shofer taksie, fiton në Londër veturë në vlerë 90 mijë funtash

news image

Një shofer taksie në Croydon mbeti “i shokuar”, pasi iu tha se ai kishte fituar një makinë me vlerë më shumë se 90,000 funte, në natën e Vitit të Ri.

Sipas mediave britanike, Lufti Burniki kishte mbetur pa fjalë kur iu tha që kishte fituar një Tesla Model S, i cili mund të arrijë 62mph (100km/h) në vetëm 2.7 sekonda.

Siç është bërë e ditur më tej, 44-vjeçarit, i cili jeton në Broad Green me gruan dhe dy fëmijët e tij, iu dhanë gjithashtu 20,000 funte para të gatshme.

“Ishte thjesht një ndjenjë e mahnitshme”, citohet të ketë thënë ai.

“Unë do t’i përdor ato [paratë] për të marrë gruan dhe fëmijët e mi në një festë diku larg në vitin 2020 – diku nuk kemi qenë kurrë më parë”.

Burniki thuhet se fitoi çmimin pasi u fut në garën e makinave të ëndrrave BOTB, një kompani me qendër në Fulham e cila ka dhuruar qindra makina që kur u hap në vitin 1999.

Ka qenë prezantuesi Christian Williams ai që ka vizituar shtëpinë e Burniki, ku ai ka jetuar për 10 vitet e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’i dhënë atij lajmin e mirë.

Sipas mediave britanike, Burniki ishte duke i mbushur çantat në atë kohë, i gatshëm për një largim për të vizituar motrën e tij në Belgjikë.

I lindur në Kosovë, Burniki ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 vjet më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjeta, 41 vjeçe, dhe dy fëmijë, Benin, 14 vjeç dhe Yllkën, 12 vjeçe.

Megjithatë, njeriu i familjes nuk do të përdorë veturën e tij të re si taksi. Ai do të vazhdojë të drejtojë një Volksëagen Sharan kur punon dhe të përdorë Tesla-n për shërbime të familjes.