image Kosovari: Mund t'i strehoj 10 familje, po mbledhim para për zonat e prekura nga tërmetet në Shqipëri

Kosovë

Solidarizimi/ Kosovari: Mund t’i strehoj 10 familje, po mbledhim para për zonat e prekura nga tërmetet në Shqipëri

news image

Blend Sahiti, qytetar nga Prishtina, ka vendosur që përveç 400 eurove, t’u ofrojë edhe strehim familjeve që mbijetuan por mbetën pa objekt banimi si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën Shqipërinë.

Ai ka ofruar gatishmërinë që t’u ofrojë strehim 10 familjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

“VEMENDJE!!!!!! APEL: Perveq 400€ qe do ti ndaj personalisht, Te gjithe ju vellezer tane qe keni mbetur pa strehim atje, ju mirepresim ketu tek ne, ne Kosove! 10 familje, une do te ju ofroj me aq sa kam mundesi strehim, ne objektin ku kam strehuar vitin e kaluar familje ne nevoje gjate dimrit! Buk e kryp e zemer, por te pakten per nje kohe deri sa shteti te ju beje zgjidhje, strehe keni mbi koke!”, ka shkruar ai.

Përveç kësaj, Blendi ka thënë se janë aktivizuar edhe që të mbledhin para të cilat do të dërgohen në zonat e prekura në Shqipëri.

“P.s. nuk kemi nevoje per komente lavderuese as asgje, thjeshte ata qe jane te interesuar le te me shkruajne direkt sepse parate e mbledhura do ti dergojme te gjitha ne Shqiperi, ne zonat me te prekura. Zot ndihmona ????????”.

Deri tani, të paktën 8 persona raportohet se kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e të fuqishme në Shqipëri. Në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë 10-vjeçare. /Gazeta Sinjali/