Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një kosovar 29-vjeçar të dëbohet nga vendi. Ai kishte shkaktuar një vetaksident të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018, me ç’rast kishte vënë në rrezik jetën e pasagjeres, shkruan 20minuten.ch, raporton Gazeta Sinjali.
Mbrojtja tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Penale të Bazelit.
Prokurori supozon se ai në këtë mënyrë donte t`i bënte përshtypje pasagjeres së tij.
Gjykata ka urdhëruar dëbimin pesëvjeçar të kosovarit nga vendi. Përveç me dëbim nga vendi, ai u dënua me 22 muaj burgim me kusht.