image Kosovarët marakli të mjeteve piroteknike, katërfishohet importi i tyre në Kosovë

Kosovë

Kosovarët marakli të mjeteve piroteknike, katërfishohet importi i tyre në Kosovë

news image

Përgatitjet për Vitin e Ri kanë filluar. Qytetarë të shumët i kanë mësyrë marketeve për furnizim me ushqim e pije por jo vetëm këto. Ata po blejnë edhe fishekzjarrë e mjete piroteknike.

E gjatë këtij viti në Kosovë u importuan shumë të tilla. Në bazë të te dhënave të Tëvë 1 rreth 171 mijë kilogramë mjete piroteknike hynë në Kosovë nga janari e deri në dhjetor. Krahasuar më vitin 2021,  këtë vit është katërfishuar sasie e këtyre mjeteve.

E nga mënyra e gabuar e përdorimit, një numër i madh i qytetarëve pësuan në vitin që po lëmë pas.

Madje në natën e Vitit të Ri, për shkak të fishekzjarrëve, shkaktohen edhe zjarre me përmasa shkatërruese.

Disa qytetarë të vendit kërkojnë që këto mjete të mos futen fare në Kosovë. Ndërsa, disa komuna kanë ndaluar se fundmi përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike në vendet publike.

/GazetaSinjali/