Pavarësisht rekomandimeve e thirrjeve të vazhdueshme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarët të izolohen në shtëpitë e tyre, qytetarët e Kosovës nuk mund ta ndalin shëtitjen e piknikun, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e Gazetës Sinjali, sot në Liqenin e Batllavës janë parë dhjetra vetura të qytetarëve që kanë shkuar për piknik atje.
Në foto shihen dhjetra persona pa maka e pa dorëza, të ulur afër njëri tjetrit, duke mos respektuar as distancën prej 1m të rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të infektimit nga koronavirusi, derisa janë karantinuar qindra qytetarë që kanë udhëtuar jashtë vendin ditët ose javët e fundit./Gazeta Sinjali/