image Kosovarët ende shkojnë me armë zjarri në dasma

Kosovarët ende shkojnë me armë zjarri në dasma

news image

Gjatë 24 orëve  të fundit, njësitet policore në rajonin e  Mitrovicës,  kanë reaguar në dy  lokacione  ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje. Informacione për të shtëna ishin raportuar në Mitrovicë e Skenderaj,  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy  lokacionet të konfiskohen tri armë dhe 121 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare, raporton Sinjali.  

Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë ndalimin e personave të dyshuar, ndaljen e kolonave me dasmorë, si dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.