Ka përfunduar takimi mes Kosovës U21 dhe Çekisë U21, që u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian ‘Euro 2023’.
Në duelin që u luajt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kombëtarja e Çekisë fitoi me rezultat minimal 1-0.
Golin për kombëtaren çeke e ka realizuar Adam Gabriel në minutën e 38’ të ndeshjes.
Me këtë fitore mysafirët vazhdojnë ecurinë me të gjitha fitore, duke qenë e para me 9 pikë, kurse dardanët me tre pikë mbajnë pozitën e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/