Kombëtarja e Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve në basketboll, e ka nisur me humbje garën “FIBA Men’s European Challangers”.
“Dardanët” e rinj janë mposhtur me rezultat të thellë nga Bjellorusia 101:60. Vetëm periudha e parë ishte e baraspeshuar, ku për një nuancë bjellorusët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 22:17.
Në çerekun e dytë, basketbollistët bjellorusë arritën të shkëputeshin në rezultat duke krijuar epërsi deri nëntë pikë 43:34.
Bjellorusia nuk u ndal dhe vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, që ishte fatal për djelmoshat kosovarë, 26:9, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:43. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Bjellorusia triumfoi në fund 101:60.
Te Kosova u dalluan Mirlind Zekaj dhe Rron Thaçi me nga 16 pikë, kurse Fatlind Shoshaj shtoi 10 pikë e pesë asistime.
Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon të mërkurën ndaj Hungarisë (19:30). /Gazeta Sinjali Sporti/