image Kosova e pamëshirshme edhe ndaj Moldavisë, e mposht me rezultat të thellë

Basketboll

Kosova e pamëshirshme edhe ndaj Moldavisë, e mposht me rezultat të thellë

news image

Kombëtarja e Kosovës U16  ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në FIBA European Challenger, raporton Sinjali Sport.

Dardanët e shpartalluan edhe Moldavinë, pasi e deklasuan dje Maltën.

Basketbollistët e rinj të Kosovës ishin të pamëshirshëm, duke triumfuar me rezultat të thellë 142:42.

Te Kosova u dalluan Arlind Konjuhi me 26 pikë, Eris Zeneli me 22 dhe Rron Dahsyla me 9 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

photo by: @Shpend Ahmeti

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj ndaj Maltës, duke kryesuar grupin, kurse të mërkurën (nesër) përballet me Gjibraltarin.

Kjo garë është duke u zhvilluar në Prishtinë. /Gazeta Sinjali Sporti/