image Kosova U19 i mbyll me humbje kualifikimet për Evropian

Futboll

Sport/ Kosova U19 i mbyll me humbje kualifikimet për Evropian

news image

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 është eliminuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ janë mposhtur nga Polonia me rezultat përfundimtar 0-2. Golat për Polonin i shënuan Pinchard dhe Williams.

Kosova renditet në vendin e katërt me një pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin e 5.

Pikën e vetëm Kosova e ka marrë në ndeshjen kundër Rusisë, duke barazuar 1:1 në xhiron e parë./Gazeta Sinjali/