image Kosova U16 e nis me humbjen Evropianin në Bullgari

Sport/ Kosova U16 e nis me humbjen Evropianin në Bullgari

news image

Kosova U16 në konkurrencën e femrave ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizionin B, që ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës kanë pësuar nga Sllovakia me rezultat 45:74 (8:12, 9:27, 14:14, 14:21).

Astera Tuhina shënoi 14 pikë e bëri 11 kërcime, derisa Enisa Kamerolli realizoi 11 pikë e tetë kërcime

Ndeshja e ardhshme për Kosovën do të jetë të shtunën ndaj Izraelit, që sot ka pësuar nga Norvegjia.

Pjesë e grupit janë edhe Kroacia dhe Zvicra.