image "Kosova u bë Zvicër", "Je t'u rrejt"/ Qytetarët e 'grijnë' Kurtin me reagime pas shkrimit për progres ekonomik

Politikë

“Kosova u bë Zvicër”, “Je t’u rrejt”/ Qytetarët e ‘grijnë’ Kurtin me reagime pas shkrimit për progres ekonomik

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka publikuar një shkrim ku pretendonte se vendi ka shënuar progres ekonomik.

Në një postim në Facebook të kryeministrit Kurti, përmenden vende të reja të punës, 15 mijë vetëm prej janarit deri në gusht, rritje e eksporteve, investime të huaja, ndihma për bizneset e qytetarët.

Por siç shihet nga reagimet e qytetarëve, këta nuk e kanë pritur këtë shkrim mirë nga Kurti, të cilit as nuk po i besojnë.

Shumica e komenteve nga përdoruesit e Facebook-ut, në postimin e kryeministrit Kurti kanë qenë të tilla si “lej rrenat”, “je bo i tepërt”.

Disa prej komenteve të qytetarëve po e përmendin edhe ikjen e të rinjve nga vendi.

/GazetaSinjali/