Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili për gazetën “Financial Times” ka thënë se Kosova është “tokë e askujt”.
Sipas saj, kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar është skandaloze edhe antikombëtare.
Ajo ka bërë me dije se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërres në seancë urgjente Ramën për këtë deklaratë.
“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.