image Tahiri: Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri, në mënyrë që të ndalet lufta gjeopolitike ndaj Kosovës

Politikë

Tahiri: Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri, në mënyrë që të ndalet lufta gjeopolitike ndaj Kosovës

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka sygjeruar që Amerika të ndërtojë një bazë ushtarake në veri të Kosovës.

Sipas Tahirit, ndërtimi i kësaj baze ushtarake është mënyra e vetme që të ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Ajo ka shtuar se përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe gjitha shteteve tjera që lindën nga zhbërja e ish-Jugosllavisë, u pagua me jetë njerëzish.

Postimi i plotë:

Amerika te ndertoj baze ushtarake ne veri te Kosoves, vetem ne kete menyre ndalet lufta gjeopolitike e Serbise dhe Rusise ndaj Kosoves dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perendim- lindje vendoset drejt ne Ballkan. Percaktimi perendimor i Kosoves dhe gjitha shteteve tjera qe linden nga zhberja e ish-Jugosllavise u pagua me jete njerezish!

/GazetaSinjali/