image Kosova sot zhvillon ndeshjen e dytë ndaj Rumanisë

Sporte të tjera

Kosova sot zhvillon ndeshjen e dytë ndaj Rumanisë

news image

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot luan ndeshjen e dytë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Rumania së fundi në kampionat botëror ka luajtur në vitin 2011 kur përfundoi në vend të 19-të. Edhe për Botërorin e kaluar, Rumania kishte nisur nga faza e parë kualifikuese. Kishte fituar grupin me Italinë, Ukrainën e Ishujt Faroe, ndeshjet e të cilit ishin luajtur në Itali në janar të vitit 2018. Në fazën e dytë kualifikuese, Rumania ishte ndalur nga Maqedonia.

Kombëtarja e Kosovës dje ka zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese, ndaj Italisë ku arriti një barazim me shije të fitores./Gazeta Sinjali/