Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 45 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, dje, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në nderim të jetëve të humbura tragjikisht në këtë aksident, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.
Madje, për shkak të kësaj tragjedie, Osmani e ka ndërprerë vizitën e saj në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë./Gazeta Sinjali/