image Kosova ndaloi referendumin, zyrtarët serbë bëjnë marrëveshje me kompanitë kosovare për transportin e serbëve për të votuar në Serbi

Kosovë

Kosova ndaloi referendumin, zyrtarët serbë bëjnë marrëveshje me kompanitë kosovare për transportin e serbëve për të votuar në Serbi

news image

Meqë Kosova nuk po lejon që referendumi serb të mbahet në territorin e saj, zyrtarë nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  kanë arritur marrëveshje me disa kompani kosovare për transportin e serbëve të Kosovës në Serbi, ku do të mund të votojnë.

Sinjali mëson se këta operatorë ekonomikë të transportit (emra të njohur për redaksinë) kanë bërë marrëveshje me udhëheqësit e kësaj zyreje, që t’i dërgojnë serbët e Kosovës në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë që të votojnë për referendumin serb.

Megjithëkëtë, për një gjë të tillë nuk e kanë as bazën e duhur ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.

Legjislacioni nuk lejon që operatorët që nuk kanë linjë të rregullt të bëjnë transportimin e udhëtarëve jashtë shtetit, andaj një veprim i tillë mund të ketë pasoja për operatorët që zgjedhin të bëjnë transportin e udhëtarëve pa leje paraprake nga ministria e Infrastrukturës.

Sinjali nesër do të sjellë detaje se cilët operatorë janë angazhuar dhe çfarë masash mund të marrë ministria për gjobitjen e tyre, në rast se ata kthehen me udhëtarë në Kosovë.

/GazetaSinjali/