image Kosova mposhtet nga Uzbekistani në turneun e Tajlandës

Futboll

Kosova mposhtet nga Uzbekistani në turneun e Tajlandës

news image

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të turneut ‘Continental Futsal Championship’ që po zhvillohet në Bangkok të Tajlandës.

‘Dardanët’ u mposhtën nga Uzbekistani me rezultat 6-3.

Djelmoshat e Beni Simitciut impresionuan në pjesën e parë teksa, në një moment, arritën ta përmbysin disavantazhin nga 2-0 në 3-2.

Mirëpo, intervali i parë u mbyll me rezultat të barabartë, 3-3.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë uzbekët intensifikuan sulmet, ndaj të cilave kosovarët nuk patën përgjigje dhe eventualisht u mposhtën.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Mozambikut më 27 korrik nga ora 10:00, sipas kohës tonë lokale. /Gazeta Sinjali Sporti/