image Kosova mposhtet edhe nga Hungaria me rezultat të thellë

Basketboll

Kosova mposhtet edhe nga Hungaria me rezultat të thellë

news image

Kosova ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 46:92, në kuadër të FIBA European Challengers.

Hungaria ishte më e mirë në këtë ndeshje, duke fituar periodën e parë 11:26 dhe atë të dytë 10:23, duke shkuar në pushim me rezultat 21:49.

Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 12:13, kurse në atë të fundit thelluan edhe më shumë epërsinë për të fituar në fund 46:92.

Bjellorusia dhe Hungaria kanë nga dy fitore, ndërsa Kosova dhe Sllovakia nga dy humbje. Dardanët do të përballen me sllovakët të enjten nga ora 18:00. /Gazeta Sinjali Sporti/