image Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

Politikë

Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati për BE, aplikimi në pritje që nga viti 2022

news image

Vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian po presin prej vitesh që nga dorëzimi i aplikimeve të tyre, ndërsa Turqia vazhdon ta mbajë rekordin me rreth 39 vjet pritje.

Maqedonia e Veriut ka aplikuar para 22 vjetësh, Shqipëria dhe Mali i Zi para rreth 17 vjetësh, Serbia para 16 vjetësh, ndërsa Bosnjë e Hercegovina para dhjetë vjetësh. Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia i dorëzuan aplikimet në vitin 2022.

Kosova mbetet e vetmja ndër dhjetë vendet e përfshira në procesin aktual të zgjerimit që nuk e ka marrë statusin formal të vendit kandidat. Ajo vazhdon të klasifikohet nga institucionet evropiane si vend potencial kandidat.

Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por Këshilli i BE-së ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian që ta përgatisë opinionin zyrtar për aplikimin. Komisioni ka deklaruar se është i gatshëm ta nisë vlerësimin sapo të marrë kërkesën nga Këshilli.

Procesi ndërlikohet edhe nga fakti se pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/