image “Kosova ka me ia pa sherrin”, Gashi: Neni 7 i marrëveshjes është përtej Asociacionit

Politikë

“Kosova ka me ia pa sherrin”, Gashi: Neni 7 i marrëveshjes është përtej Asociacionit

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për Marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka pranuar të hënën.

Ai ka thënë se neni 7 i planit të BE-së është shumë problematik për Kosovën.

Në adresimin e tij para deputeteve, Gashi ka thënë se paragrafi i këtij neni, i cili flet për një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, është përtej Asociacionit.

Gashi ka thënë se në këtë rast kryeministri ose është mashtrua nga këshilltaret, ose ai me vetëdije po e mashtron Kuvendin.

“Në rastin me të mirë është shumë dobët për ty, paaftësitë e tua në negociata dhe në rastin me të keq tradhti që ta kanë bë ose ti e kë bë ndaj Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë me dije se Kurti ka hapur një derë të rrezikshme për Kosovën.

“Jemi në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. Neni 7 është përtej çdo marrëveshje të arritur deri sot. E përsëris me bindje, sepse dera që e ke hapur me nenin 7 kalon përmes Karotës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale të 15 tetorit të vitit 1985, ose i njohur ndryshe si Traktati 122. Kësaj iu ke referuar në marrëveshje dhe kësaj Kosova ka me ia pa sherrin”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/